Loading...

Saturday, November 27, 2021

Kryeshefi i KPM-së që u arrestua për korrupsion, deklaroi se ka mbi 50 mijë euro në banka





Kryeshefi ekzekutiv i Komisionit të Pavarur të Mediave, Luan Latifi, është arrestuar pak momente më parë pasi po dyshohet se është zhytur në afera korruptive.Ai po dyshohet se së bashku me drejtorin e Financave të këtij institucioni kanë marrë ryshfet shumën prej 8 mijë euro me premtimin për mosndëshkimin e një subjekti biznesor

Latifi në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar se ka para të gatshme në banka mbi 50 mijë euro, prej të cilave 23 mijë janë në llogarinë e gruas ndërsa 11 në llogarinë e fëmijëve.





Shuma të majme në banka mban edhe i arrestuari tjetër në këtë rast Arben Bilalli.Ai ka deklaruar se së bashku më bashkëshorten e tij kanë para të gatshme mbi 93 mijë euro në banka.I pari i cili përfundoi në pranga lidhur me këtë rast ishte drejtori i Financave, Arben Bilalli.

Sipas Prokurorisë, Bilalli dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë prej 8,000 euro, me premtimin se do të ndikojë në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari, gjoja se ky subjekt biznesor i ka shkelur rregullat e KPM-së.





Ndërsa nuk vonoi shumë dhe për të njëjtin rast u arrestua edhe kryeshefi Luan Latifi.Arrestimi i tij erdhi pas Prokuroria vlerësoi si të bazuar dyshimin se Latifi ka qenë në dijeni të qarta për kushtëzimet.Ndaj Bilallit është kërkuar paraburgimi prej 30 ditësh.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *