Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Kryetari i Prishtinës “nevojtar” për 10 përqindëshin e Trustit, e tërhoqi në pandemi





Qeveria e Kosovës, në kuadër të rimëkëmbjes ekonomike, kishte miratuar edhe tërheqjen e 10 përqind të totalit të kursimeve pensionale. Këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar edhe personat publik.10 përqindëshin e kursimeve e ka tërhequr edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Kjo është bërë e ditur në deklarimin e pasurisë që ai e ka shpalosur në Agjencinë Kundër Korrupsionit, shkruan lajmi.net.





Fiks 5,695.00 euro është shuma e mjeteve që Ahmeti ka tërhequr në kuadër të 10 përqindëshit.Kjo shumë nuk do të kompensohet nga Qeveria e Kosovës, pasi ligji parasheh rimbursim vetëm për personat që kanë pasur kursime deri në vlerën prej 9999 euro.





Ahmeti ka disa ndryshime në deklarimin e pasurisë, krahasuar me vitet e kaluara. Ai e ka shitur veturën ‘Skoda Superb’, të cilën e kishte blerë në vitin 2009, vlera e të cilës ishte 6000 euro. Tash ka paraqitur një veturë të re, për të cilën ka shkruar se e ka përfituar me mesing në vlerë prej 27,840.00 eurove dhe kohëzgjatja e borxhit është deri në vitin 2026.Ndërsa, deklarimet tjera të pasurisë janë thuajse të njëjta me vitet paraprake, pos që i janë rritur paratë e gatshme nga 3200 euro në rreth 8500 euro.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *