Loading...

Thursday, December 09, 2021

Kuçi: Punësimet familjare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen





Partia Socialdemokrate përmes një aktiviteti ka kundërshtuar punësimet familjare të Qeverisë Kurti.Aktivistë të kësaj partie sot ndërtesën e ekzekutivit e emërtuan si “Sallë dasmash, ku këndon Besnik Bislimi”.Zëdhënësja Natyra Kuçi, tha se punësimet familjare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen.





“Punësimet në baza favorizuese përjashtojnë të tjerët. Kjo tendencë duhet të ndalet. Fakti që veprimet e qeverive të kaluara po përdoren si autorizim për këtë qeverisjen sot kjo duhet të ndalet. Si fillim duhet t’i demaskojmë ata, të tregojmë se çka po ndodh dhe këta emra që po vendosen janë nipi e mbesa e dikujt. Pra nuk duhet t’i lejojmë të kalojnë në heshtje duke u arsyetuar që qeverisjet e kaluara kanë qenë të këqija. Dh e dyta duhet që këtë tendencë me aktivizim politik të përpiqemi ta ndalojmë”.





Kuçi theksoi se Partia Socialdemokrate e ka në synim demaskimin e qeverisë për punësimet familjare.

“Qysh po e shohim ky emërtim që e kemi shkruar nuk është i yni. Kështu i pati nda punët vet zoti Kurti. Dasmat janë private, ndërsa thoshte se s’ka dasma nëpër qeveri. Po përputhen fjalët sepse siç po shihet se ky është një vend një sallë dasmash ku pronar është Albin Kurti e Besnik Bislimi është këngëtari. Veçantia e ahengjeve është se muzika ndërrohet sipas dëshirës, ndërrohen edhe fjalë brenda këngëve. Vallja hedhet sipas dajres. Kemi parë këto punësime të familjarëve, ministri të mbushura me familjarë e shoqëri të cilat qeverisja Kurti i kishte kundërshtuar zëshëm në fushatë”.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *