Loading...

Thursday, December 09, 2021

Kujtim Shala – Qeverisë: Jeni marrë vesh në Bruksel me Serbinë për çështjet tona

Nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, ka deklaruar se Qeveria është marrë vesh në Bruksel me Serbinë për çështjet e shtetit të Kosovës.Me marrëveshjen e Brukselit për çështjen e targave, Shala tha se qeveria e ka kthyer një pjesë të territorit në një zonë neutrale.





“Ju jeni marrë vesh në Bruksel me Serbinë për çështjet tona, jeni marrë vesh me Serbinë edhe për çështjen e KFOR-it, po pse. Pra, ktheni pjesë të territorit tënd në kuptimin formal juridik në një zonë sigurie neutrale. Po ju thanë që ne vendosim si shtet sovran, marrim vendime sovrane, i mbrojmë vendimet sovrane, e si bënë që në të njëjtën kohë bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë e jemi sovran, e pastaj s’jemi sovran as përballë tyre sepse marrëveshjen e bëjmë me Serbinë.





Pse duhet Kosova të merret vesh me Serbinë, pra që të qojë Policinë në aksione të cilat janë të nevojshme e të domosdoshme që të garantojë rendin, sigurinë, që të garantojë zbatimin e ligjit. Pse duhet Kosova të negociojë dhe të pajtohet me Serbinë për targat të cilat i bartin qytetarët tanë, e kam fjalën për serbët kosovarë” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *