Loading...

Friday, January 28, 2022

Kurti: Axhi i Konjufcës kreu shërbimin ushtarak para lindjes së Glaukut





Kryeministri Albin Kurti është përgjigjur në pyetjet për ato që janë cilësuar si punësime nepotike nga opozita.Kurti ka folur për Rabit Konjufcën, axhën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Gëzim Tosunin që është thënë se është i afër i Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

“Kabinetet e ministrive tona kanë persona të përgatitur profesionalisht. Gëzim Tosuni – përzgjedhja e tij ka kaluar nëpër fazat e testimit. Edhe Ministria e Arsimit e ka konsideruar si person adekuat që duhet të jetë anëtar në Këshillin e Cilësisë dhe afria me zëvendëskryeministrin nuk qëndron”.





“Kemi bërë emërime politike, jo punësime familjare. Ministrat i zgjedhin këshilltarët politikë. Ata ose janë nga shoqëria civile ose komitetet profesionale të LVV-së. Ministri Armend Mehaj e ka zgjedhur Rabit Konjufcën që Akademinë Ushtarake e ka kryer para se të lindë nipi, Glauk Konjufca. Glauku është shumë i pjekur por është shumë i ri. Nuk ka shkelje të ligjit dhe as konflikt të interesit”.





Leave a Reply

Your email address will not be published.