Loading...

Thursday, December 09, 2021

Kurti del në terren dhe bën fushatë në Drenas për Fejzi Kiqinën





Qytetarët e Kosovës më pak se gjashtë ditë do t’i drejtohen kutive të votimit.Kurti në Drenas takoi dhe një mik, atë të studimeve Afrim Fejza.Ky i fundit ka dhënë detaje se cka u fol në këtë takim.

Për më shumë ky është shkrimi i plotë:
Një takim miqësor me ish-kolegun e studimeve, prijësin e proceseve dhe të demonstratave studentore, mikun tim, Albin Kurti, tashmë kryeministër i Republikës së Kosovës, të cilin edhe fizikisht e urova për sukseset e arritura në garën zgjedhore të 14 Shkurtit!





Natyrshëm biseda filloi me kujtimet dhe nostalgjitë studentore të viteve të 90-ta, ku për shqiptarët në Kosovë, arsimimi dhe studimet universitare ishin një nga shumë sfidat jetësore të kohës! Me gëzoi edhe fakti se miku tjetër i im, Arianiti (i vëllai i Albinit) bashkë me kolegë tjerë kanë ndërtuar një karrierë briliante prej profesori dhe shkencëtari ndërkombëtar në fushat e Inxhinierisë Elektroteknike dhe Teknologjive Inovative dhe po e përfaqësojnë me nderë vendin tonë në arenat më të avancuara botërore!





Kryeministrin Kurti e njoftova se ne mesin e shumë profileve arsimore edhe në shkollën tonë profesionale është hapur profili arsimor teknologjik dhe inovativ, Mekatronika, por që për arritjen e sukseseve po sfidohemi me vështirësi dhe me mungesë të kushteve infrastrukturore!

Kryeministrin Kurti e urova dhe e përgëzova edhe për kandidatin e tij në garën zgjedhore për udhëheqjen dhe qeverisjen e komunës së Drenasit, Fejzi Kiqina, e të cilit me modesti i premtova votën time një e drejtë qytetare për ndryshime pozitive, dhe obligim i kandidatit pretendent për qeverisjen e tij katërvjeçare!





Takimi me kryeministrin është organizuar me dt. 08 Tetor, brenda pak orësh të kërkesës sime( E falenderojë për vendosjen në agjendën e tij).

P.S. Nga sot e liroj pozitën në Këshillin Drejtues tē PDK-së, dhe njëherit falënderoj përzemërsisht 71 votuesit në Drenas, 160 votuesit nga të gjitha komunat e Kosovës si dhe aktivistë dhe lobues të ndershëm anembanë Republikës së Kosovës, respekti për ju është i përhershëm!

Njëherësh për shkak të parime njerzore e ndjejë për obligim t’i kërkojë falje publike kryetarit Veseli, për këtë dorëheqje pa prezencen e tij fizike në Kosovë, i urojë shëndet, drejtësi dhe kthim të shpejtë me të gjithë shokët e tij të luftës Çlirimtare! A F.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *