Loading...

Sunday, December 05, 2021

Kurti emëron këshilltar për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së





Aziz Bici është emëruar nga kryeministri Albin Kurti si këshilltar për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK’së.Një gjë e tillë është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate nga Zyra e Kryeministrit, derisa thuhet se do trajtohen me prioritet çështjet e pajisjeve me vërtetimet e nevojshme që lidhen me pagesat e semestrave, shkruan Gazeta Express.





“Z. Bici në bashkëpunim me Stafin e Shërbimit Civil të Zyrës së Kryeministrit nga dita e enjte, e datës 8 korrik, do të fillojë pranimin e palëve në Zyrën për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.Bici ishte emëruar në po të njëjtën pozitë edhe përgjatë qeverisjes Kurti I. /Gazeta Express/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *