Loading...

Thursday, December 09, 2021

Kurti kërkon largimin e Odaloviçit, Komisioni për Persona të Zhdukur në Qeverinë e Kosovës pa kryesues





Gjatë takimit të së martës në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kërkoi që të largohet nga delegacioni serb Veljko Odaloviç, kryetar i Komisionit për Personat e Zhdukur në Qeverinë e Serbisë, por Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në Qeverinë e Kosovës, tash e një kohë ka mbetur pa kryesues.Këtë e ka konfirmuar vet Ramë Manaj, në emisionin “Frontal”, i cili kishte mbajtur këtë pozitë deri në ardhjen e Albin Kurtit në krye të Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.





“Prej ardhjes së qeverisë së re ka pushuar mandati i kryesuesit të komisionit, i cili ka qenë i lidhur me një vendim të kryeministrit Hoti, e që lidhet me mandatin e kryeministrit” ka thënë ish kryesuesi i këtij komisioni Ramë Manaj. Manaj ka spjeguar se me ligj nuk specifikohet se mandati i kryesuesit të komisionit është mandator, apo jo dhe se që nga viti 2008 komisioni asnjëherë nuk ka mbetur pa kryesues.

“Ligji për të zhdukurit, neni 12 i tij thotë se kryeministri e cakton kryesuesin e komisionit qeveritar, por nuk përmendet afat mandator dhe në fakt nuk do duhej të lidhej ushtrimi i përgjegjësive të kryesuesit të Komisionit qeveritar me mandat qeveritar. Kjo nuk ka ndodhë që nga viti 2008”, ka thënë Manaj.





Mungesa e kryesuesit të këtij komisioni si duket nuk e ka penguar Kurtin, i cili prej kur ka ardhur në qeverisje, nuk ka marrë mundin që ta emërojë një udhëheqës në krye të Komisionit për Personat e Zhdukur në Qeverinë e Kosovës.Manaj ka sqaruar se largimin e tij nuk e ka kërkuar askush, por që një gjë e tillë ka përfunduar me mandatin e Hotit.

“Nuk ma ka kërkuar largimin askush, por mandati ka qenë i lidhur me mandatin e kryeministrit dhe nuk mendoj se është krejt e bazuar me ligjin për të zhdukurit, megjithatë jam në pritje dhe ende nuk është caktuar kryesuesi, kushdo qoftë ai, se nuk është mirë që komisioni të mbetet pa kryesues”, ka sqaruar Manaj.





Gazeta Infokus ka provuar të marr përgjigje se kur do të ndodhë ky emërim nga ana e Kurtit, por që zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu, nuk është përgjigjur në telefon dhe nuk ka kthyer përgjigje në pyetjen e dërguar me shkrim, se kur pritet ta emërojë qeveria kryesuesin e këtij komisioni./Gazeta Infokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *