Loading...

Friday, January 21, 2022

Kurti: Në dhjetëra borde e qindra anëtarë që po ndërrohen, asnjëri prej tyre nuk është anëtarë i Vetëvendosjes

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se veprimtaria demokratike brenda partiake nuk është ndaluar pavarësisht situatës, por vetëm se është përshtatur.





“Edhe sot jemi lidhur përmes platformës virtuale nga të gjitha qendrat e VV-së në Kosovë, Shqipëri dhe nëpër botë. Sa i përket pandemisë mund ta mbajmë kokën lartë edhe për faktin se ne s’jemi më në atë situatë kur e gjetëm vendin pa asnjë vaksinë dhe me qeverinë e atëhershme që sa për fushatë elektorale flisnin sikur kanë lidhur kontratë. Sot është lajm kur kemi vetëm edhe një të vdekur me COVID-19 kurse numri i raste aktive ka rënë në 11.





Kosova të cilën e gjetëm shumë prapa vendeve të tjera me qeverinë tonë ka arritur të sigurojë donacione e kontrata të mjaftueshme për të arritur synimin që i kemi vendosur vetës, vaksinimi i 60% të popullsisë brenda vitit 2021. Vaksinimi masiv tashmë ka filluar e janë shpërndarë mbi 200 mijë vaksina e qindra mijëra vijnë javëve në vijim nga kontrata me Pfizer”, tha Kurti.Tutje i pari i VV-së tha se rritja ekonomike sivjet shkon në 7.9% të bruto produktit vendor.





“Qeveria jonë ka ndërmarrë disa hapa për të ngritur afrimin e investimit të mërgatës. Përmes bonove të investimit kapitali i mërgimtarëve shqiptarë do të mund të garantohet me përfitim për vetë investuesit dhe të tjerët.E për ti falënderuar dhe respektuar morëm vendim për të hequr barrën e polisës kufitare. Ata që vijnë më vetura bëjnë rrugë të gjata dhe padyshim iu është dashur të kursejnë.





Ne duhet të lehtësojmë problemet e bizneseve hap i rëndësishëm ka qenë Gjykata Komerciale që do tu mundësojë bizneseve qasje të lehtë në gjyqësinë e pavarur”, shtoi kryeministri Kurti.Kurti tha se qeveria e tij po punon vazhdimisht në shkapjen e organeve të rëndësishme të vendit.





“Qeveria po vepron në shkapjen e agjencive të pavarura dhe ndërmarrjeve publike. Në dhjetëra borde e qindra anëtarë që po ndërrohen, asnjëri prej tyre nuk është politik apo anëtarë i Lëvizjes, por janë të zgjedhur profesionalisht për të kryer punën paanshmëri.Për personat politik ka hapësira në vendet politike, si bashkëpunëtorë të emëruar. U kemi bërë thirrje të gjithë personave të cilët kanë studiuar brenda apo jashtë vendit që të kandidojnë, e intervistat do të jenë korrekte që të mos diskriminohet askush”, tha ai.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *