Loading...

Thursday, December 09, 2021

Kurti në Samitin e Sllovenisë kërkon liberalizim vizash e integrim në BE

Kurti në Samitin e Sllovenisë kërkon liberalizim vizash e integrim në BE,Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Sllovenisë ka bërë thirrje për liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës. Vonesën e liberalizimit e ka cilësuar padrejtësi të madhe të institucioneve evropiane. Ai ka kërkuar edhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.





“Kanë kaluar më shumë se tre vjet që kur Komisioni Evropian rekomandoi për të dytën herë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ka qenë një padrejtësi e madhe, mungesë e drejtësisë karshi qytetarëve tanë që kanë vuajtur shumë. Shpresojmë që ky samit do të bëjë që BE-ja t’i qëndrojë besnikë esencës së vet, zgjerimit.





Si projekti më i madh historik i paqes dhe prosperitetit që nga lufta e dytë botërore, BE-ja duhet të zgjerohet që të jetë Evropa. Ballkani Perëndimor i mungon BE-së për t’u bërë Evropë”, ka thënë ai në hyrje të këtij samiti.Kurti ka shtuar se Kosova nuk do të ketë sytë kah Rusia e Kina përkundër vonesave që po bëhen nga BE-ja për integrim.Zgjidhjen e duhur nga dialogu Kosovë-Serbi ai e ka përmendur vetëm njohjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *