Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Kurti për Mlladiqin: Serbia e fshehu dhe e portretizoi si hero, mohimi i krimeve në Kosovë e Bosnje duhet të marrë fund





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm për ish-gjeneralin e ushtrisë jugosllave, Ratko Mlladiq.Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës konfirmoi sot dënimin e përjetshëm për Ratko Mlladiç. Në vendimin e shkallës së parë, Mlladiç u shpall fajtor për 10 nga 11 pikat e padisë, ndër të tjera, për gjenocidin në Srebrenicë.

Mlladiq ka qenë në kërkim për shumë vite pas luftës, ndërkohë që u arrestua përfundimisht rreth vitit 2010. Kurti, qe reagoi pas plot 8 orëve prej kur u morr vendimi, thotë se ai u fsheh nga shteti i Serbisë, nga i cili u portretizua edhe si hero.

“Krimineli famëkeq i luftës, Ratko Mlladiç, i njohur si ‘kasapi i Bosnjës dhe Hercegovinës’, dënohet me burgim të përjetshëm për gjenocid”, ka shkruar Kurti në Twitter.Kurti ka thënë se mohimi i krimeve serbe në Kosovë dhe Bosnje duhet të marrë fund.

“Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero. Por ky vendim është një kujtesë se mohimi serb i krimeve të së kaluarës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë duhet të marrë fund”, shtoi ai. /Express/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *