Loading...

Sunday, November 28, 2021

Kurti premtoi padinë ndaj Serbisë, profesori i Oksfordit tregon se si mund të veprojë Kosova

Shkruan: Prof Enver Bytyçi.Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka premtuar se do ta padis shtetin e Serbisë, për gjenocidin e kryer gjatë luftës në Kosovë.Ai ka thënë se këtë do ta bëjë gjatë mandatit të tij qeverisës.Por, sipas ish-diplomatit britanik në Bosnje e Hercegovinë Timothy Less, Kosova nuk mund të nisë procedurat ligjore në një gjykatë ndërkombëtare.Ai ka thënë se padinë në emër të Kosovës mund ta bëjë Shqipëria, mirëpo sipas tij, ajo nuk do të donte të rrezikonte marrëdhëniet e saj me Serbinë, SHBA-në dhe BE-në.





Se Kosova nuk mund ta padis Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e thotë edhe eksperti i politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit Richard Caplan.Duke folur për gazetën “Bota sot”, Caplan ka thënë se kjo Gjykatë është e hapur për të gjitha shtetet që janë palë në status, gjë që Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.Por, sipas tij, GJND-ja mund të lëshojë një mendim këshillimor për Kosovën nëse kërkohet nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së.





“Nëse flasim për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Kosova nuk ka të drejtë të paraqesë çështje kundër Serbisë në Gjykatë. Neni 35, paragrafi 1, i Statutit të ICJ parashikon që Gjykata do të jetë e hapur për të gjitha shtetet palë në Statut, gjë që Kosova nuk është. Të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara janë palë në Statut (neni 93, paragrafi 1, i Kartës së KB), por Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, GJND-ja mund të lëshojë një mendim këshillimor për Kosovën nëse kërkohet nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së ose Këshilli i Sigurimit, siç ka bërë në të kaluarën”, ka thënë profesori britanik.





Ai ka përmendur edhe Gjykatën Speciale në Hagë, e cila siç ka thënë ai, ka juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës sipas ligjit të Kosovës që janë kryer në Kosovë prej 1998-2000. Mirëpo, kjo Gjykatë sipas Caplan, nuk merret me përgjegjësi shtetërore.





“Ekziston edhe një gjykatë tjetër, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e cila ka juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krime të tjera sipas ligjit të Kosovës që janë kryer në Kosovë ndërmjet 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000 nga – ose kundër qytetarëve të Kosovës ose Republikës Federale të Jugosllavisë. Sidoqoftë, KPS-ja merret vetëm me përgjegjësi penale individuale, jo me përgjegjësi shtetërore”, ka theksuar Rchard Caplan.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *