Loading...

Sunday, November 28, 2021

Kurti prezanton bordin e ri të ARKEP-it: Më të mirët që kemi pasur ndonjëherë

Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar emrat e rinj të bordit të ARKEP-it për të cilët ka thënë se është ekipi më profesionist që ky institucion ka pasur ndonjëherë, raporton Gazeta Express.Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky bord do të jetësojë vizionin e zhvillimit të sektorit të komunikimeve elektronike dhe postare.

Vazhdon kopjimi në testin e arritshmërisë, përjashtohen disa nxënës shkaku i telefonave
“Me një ekip profesionistësh e profesionistesh me përvojë në institucione, në industri dhe në akademi, jemi të bindur që ky është Bordi më i kualifikuar që institucioni i ARKEP-it ka pasur ndonjëherë, dhe kemi besim të plotë që ky Bord do të jetësojë vizionin për zhvillimin e sektorit. ARKEP është rregullator i komunikimeve elektronike dhe postare. Drejt vendosjes së tij në krye të detyrës kushtetuese dhe ligjore, tash kemi përbërjen e re të Bordit të ARKEP të votuar mbrëmë në Kuvendin e Republikës”, ka shkruar Kurti./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *