Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Kurti reagon pas protestës së veteranëve, fton organizatat në takim





Sot shënohet 22 vjetori i Ditës së Paqes në Kosovë. E pikërisht gjatë ditës është mbajtur aktivitet protestues për shkak të, fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe si përkrahje ndaj çlirimtarëve që gjenden në Dhomat e Specializuara në Hagë.Kjo protestë duket se ka arritur një efekt. Kjo pasi kryeministri I Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim organizatat e veteranëve.





Sipas burimeve të Gazetës inFokus, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim në orën 15 e 30 Xhevdet Qeriqin, udhëheqës i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftarëve të UÇK-së.Temë e takimit, sipas informacioneve të inFokusit, do të jenë pikërisht shqetësimet fundit të veteranëve.

Gjithashtu për Gazetën inFokus bëhet e ditur se OVL e UÇK-së, gjatë ditës së shtunë ka mbajtur edhe një takim tjetër me kryeministrin Kurti.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *