Loading...

Sunday, November 28, 2021

Kurti: S’ka marrëveshje me Serbinë nëse Kosova pengohet që të anëtarësohet në OKB

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë nëse pengohet Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.





Ai tha se në dialogun Kosovë-Serbi synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.Tutje, Kurti deklaroi se Serbia duhet ta njohë shtetin e Kosovës në marrëveshjen përfundimtare, ku edhe duhet të inkuadrohet edhe ulësja në OKB.





“Marrëveshja përfundimtare dhe ligjërisht obliguese, për neve është ajo që nuk e ndan njohjen nga ulësja në OKB. Marrëveshja është ligjërisht e obligueshme atëherë kur ajo e ka formën dhe përmbajtjen e një marrëveshje ndërkombëtare sipas kërkesave dhe qëllimeve të konventës së Vjenës për ligjin mbi traktatet”, tha shefi i Qeverisë në mbledhjen e 44-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *