Loading...

Saturday, January 22, 2022

Kurti takohet me Kurtzin, zotohen për bashkëpunim ekonomik





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Samitit të Vjenës për Ballkanin Perëndimor ka mbajtur një takim me kancelarin austriak, Sebastian Kurtz.Kurti, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se me të diskutuan për zgjerim të bashkëpunimit ekonomik, derisa bëri me dije se në fillim të vitit të ardhshëm do mbahet një samit i përbashkët biznesi mes Kosovës e Austrisë.





“Në veçanti shqyrtuam mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, nevojën e Kosovës për investitorë nga Austria, si dhe rolin që mund të luajë mërgata jonë në shtimin e urave midis dy shteteve dhe popujve tanë. Në fillim të vitit të ardhshëm do të kemi një samit të përbashkët biznesi Kosovë-Austri”, thuhet ndër të tjera në postimin e kryeministrit.





Kryeministri Kurti, po ashtu, në Samitin e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Vjenë ka kërkuar që Kosova e Serbia të zotohen se nuk e sulmojnë njëra-tjetrën, kërkesë që ia ka bërë të martën presidentit Vuçiq në Bruksel.Postimi i plotë i kryeministrit:





Pas Samitit të Vjenës për Ballkanin Perëndimor, më priti në takim Kancelari i Austrisë, z. Sebastian Kurz, në zyrën e tij. Fillimisht e falenderova Kancelarin Kurz për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme të Austrisë për vendin tonë, qysh prej pranimit të studentëve dhe diplomave në vitet e ‘90-ta deri te mbështetja në menaxhimin e pandemisë Covid-19.





Biseduam për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy republikave tona, raportet në rajon dhe integrimet evropiane. Në veçanti shqyrtuam mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, nevojën e Kosovës për investitorë nga Austria, si dhe rolin që mund të luajë mërgata jonë në shtimin e urave midis dy shteteve dhe popujve tanë. Në fillim të vitit të ardhshëm do të kemi një samit të përbashkët biznesi Kosovë-Austri.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *