Loading...

Friday, January 14, 2022

Kurti takon zyrtarin e lartë të NATO-s, Kfori nuk do të tërhiqet nga Kosova





Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në zyrën e tij Gjeneral Jörg Rüter, Drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NATO Advisory and Liaison Team – NALT).

Gjenerali Rüter uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe përgjegjësinë e re.

Kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohjen për rolin e NALT-it në përkrahje të organizatave të sigurisë në Kosovë.





Në komunikatën qeveritare thuhet se kryeministri Kurti shprehu rëndësinë e sigurisë dhe paqes në rajon, për mbarëvajtjen e aktiviteteve stërvitëse të përbashkëta të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës me trupat e vendeve aleate në kuadër të “Defender Europe 21” të udhëhequr nga ShBA-të, si dhe përgatitjen e ushtarëve FSK-së.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për këtë institucion.

Gjenerali Rüter siguroi mbështetjen e vazhdueshme të NALT-it për Forcën e Sigurisë së Kosovës për ndërtimin e kapaciteteve brenda mandatit të NALT-it.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *