Loading...

Sunday, January 23, 2022

Kurti tregon nëse do të bashkëpunojnë me Listën Guxo në zgjedhjet lokale

Kryeministri Albin Kurti tha se synojnë fitoren në shumicën e komunave në Zgjedhjet Lokale, që do të mbahen në tetor të këtij viti.Tutje, kreu i ekzekutivit bëri të ditur se në këto zgjedhje do të bashkëpunojnë edhe me listën “Guxo”.





“Në këto zgjedhje duhet të fitojmë pa balotazh dhe gjasat janë që të fitojmë në shumicën e komunave. E kemi parë me Podujevën ku kemi punuar shumë mirëpo kemi pasur edhe kandidatin e përshtatshëm. Prandaj të punojmë sepse nuk kemi kohë për të humbur sepse ndaj Lëvizjes është duke u zhvilluar një fushatë me qëllim dëmtimin e saj. Në këto zgjedhje jemi të gatshëm dhe do të bashkëpunojmë edhe me listën Guxo” u shpreh ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.





“Është e rëndësishme që nëpër qendrat tona të shmangen rivalitetet e brendshme që lidhen me figura apo grupe të caktuara. Aktivisti i Lëvizjes nuk duhet të jetë i lidhur me individin, por me idenë dhe programin. Aktivisti nuk duhet të kërkojë miqësinë me kryetarin, por miqësinë me qytetarin.”





“Asnjë prej kryetarëve nuk ka për të qeverisur vetëm me miqtë e vet, e asnjë grup shoqëror nuk do të marrë në kontroll asnjë qendër apo asnjë komunë. Prandaj fushatat negative duhet të ndalen, ashtu siç duhet të ndalen edhe vetëshpalljet publike apo vetëkandidimet pompoze, si dhe pretendimet që dikush ka mbështetje nga niveli i tretë apo nga kryesia e Lëvizjes. Mbështetja jepet vetëm në mënyrë statutore, demokratike dhe institucionale, nuk është mbështetje një fotografi apo një takim diku me dikë”, shtoi ai.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *