Loading...

Sunday, December 05, 2021

Kurti u bëri thirrje deputetëve që mos ta rrëzojnë sërish, Haziri: Nuk është mirë të kërcënojë!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti i cili në seancën e Kuvendit i luti deputetët të mos e rrëzojnë edhe njëherë nga qeveria.Haziri në T7 ka thënë se ky është një kërcënim, dhe se kjo është hera e tretë që Kurti e bën një gjë të tillë.





“Nuk është mirë me kërcënu, zgjedhjet janë bërë të lodhshme dhe të mërzitshme. Nuk është mirë më kërcënu politikisht këtë popull, mundësinë ia kanë dhënë. I është dhënë mundësi edhe kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani”, ka thënë Haziri.





Tutje ai tha se nuk mund të qeveriset duke e çuar vendin në zgjedhje çdo vit.“Kjo është hera e tretë. Mendoj që për 100 ditë tri herë më i thënë popullit të çoj në zgjedhje është kërcënim. Nuk mundesh me qeverisë duke e çu vendin në zgjedhje çdo vjet, sepse nuk ndodhë kurrgjë në këtë vend”, shtoi Haziri.





Kurti në seancën e Kuvendit ku po raportonte para deputetëve për strategjinë e qeverisë së tij në dialogun me Serbinë në prag të takimit me Aleksander Vuçiqin në Bruksel, kishte një lutje për deputetët.Ai i ka lutur ata që të mos e rrëzojnë sërish nga pozita e të parit të ekzekutivit.“E kam veç një lutje në fund. Mos më rrëzoni edhe një herë, se mandej…Ju faleminderit”, tha Kurti, duke shkaktuar të qeshura në sallë.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *