Loading...

Sunday, January 23, 2022

Kurtit i shpërndahet videoja ku thoshte “Kosova nuk do të ketë ushtri”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me presidenten Vjosa Osmani – Sadriu, sot nga afër kanë përcjellë stërvitjen ushtarake të quajtur “Defender Europe 2021”.Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka thënë se FSK-ja po dëshmon që është e vullnetshme dhe e aftë për të ndihmuar sigurinë kontinentale e globale.

LVV-ja lëvdohet se siguroi vaksina, Kosova ato i mori falas
“Gjatë këtij ushtrimi ju keni shtyrë kufijtë më të skajshëm me të vetmin qëllim që të dëshmoni që forca jonë është e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin tonë”, ka thënë Kurti duke iu drejtuar pjesëtarëve të FSK-së.Por, qëndrimi i Albin Kurtit rreth Ushtrisë së Kosovës nuk ka qenë i njëjtë rreth 9 vite më parë.

Në një intervistë të realizuar në vitin 2012 në Radio Televizioni e Kosovës pas përmbylljes së mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës, Kurti kishte thënë se Kosova nuk do të ketë ushtri.“Do ta kemi KFOR-in këtu, EULEX-in këtu, UNMIK-un këtu, mbi bazën e njëjtë që e kishin edhe më herët. Kosova nuk do të ketë ushtri. Nuk jemi shtet normal me sovranitet e me pavarësi të plotë nëse nuk kemi ushtri dhe kufij të mbrojtur. Këto nuk do të ndodhin.”, kishte deklaruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *