Loading...

Saturday, November 27, 2021

Kush ishte Ruzhdi Shaqiri? – Personi që i kishte marrë jetën Gani Geci





Emri i Ruzhdi Shaqirit ishte i njohur për publikun e gjerë në Kosovë e në veçanti për organet e sigurisë për shkak të veprimtarisë së tij të cilësuar si kriminale ku përfshihen numër i madh i veprave penale.Personi i lartcekur ka qenë shpeshherë pjesë e raportimeve të mediave për veprimtari të shumta kriminale individuale dhe grupore qysh nga përfundimi i luftës e deri në vitin 2014 kur u v ra në qytetin e Skenderajt.





Në disa dokumenta të siguruara nga Gazeta Online Veriu.info shihet se Ruzhdi Shaqiri ka pasur dy identitete formale apo ka operuar me dy palë dokumente identifikuese me emra të ndryshëm.Në dokumentat e Policisë së Kosovës që kanë evidentuar veprat kriminale të Shaqirit shihet se i njëjti është i regjistruar me dy identitete e ku përfshihen vepra të shumta.Në njërin dokument shihet se personi me një numër të madh të veprave penale figuron me emrin Ilir Tahiri i lindur më 1970 në Prishtinë, në dosjen e të cilit figurojnë vepra penale nga viti 1999 deri në vitin 2013.





Në dokumentin tjetër figuron emri i Ruzhdi Shaqirit, por se nofka e tij në evidencën e veprave penale është Ilir Tahiri, duke bërë kësisoj lidhjen e Shaqirit me identitetin e personit në dokumentin e parë, raporton Gazeta Online Veriu.info.Sipas këtij dokumenti të dhënat për Ruzhdi Shaqirin tregojnë se ai ka lindur më 1968 në Baks të Skenderajt, por se për dallim nga dokumenti i parë këtu nuk figuron numri identifikues.





Numri i veprave kriminale të Shaqirit të regjistruara në Policia e Kosovës në të dy dokumentet, ku Shaqiri shfaqet me identitete të ndryshme, është tepër e lartë.Shaqiri shpeshherë është përmendur edhe për lidhjet e tij me Agron Sylejmanin, cili ka qenë i akuzuar për vepra të ndryshme kriminale e një nga më të njohurat është s ulmi ndaj veturës së UNMIK-ut më 2004 ku mbetën të v rarë zyrtari policor i UNMIK-ut, Possible Essuman dhe zyrtari policor i Kosovës, Arsim Rrustollin, të cilët kishin qenë në detyrë.





Veriu.info ka siguruar një fotografi të Ruzhdi Shaqirit tek varri i Agron Sylejmanit.
Po ashtu në një dokument të zyrës së Prokurorit të Specializuar të Republikës së Kosovës Agron Sylejmani përmendet si i dyshuar për s ulmin në afërsi të fshatit Llaushë ku mbetën të v rarë Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati kurse Gani Geci mbeti i lënduar.





Geci ka pretenduar në vazhdimësi se pjesë e grupit që kanë s ulmuar atë dhe kanë v rarë shokët e tij përveç Agron Sylejmanit ka qenë edhe Ruzhdi Shaqiri.Ky i fundit u v ra më 2014 në Skenderaj rast për të cilin Gani Geci u dënua nga Gjykata e Mitrovicës me 3 vite e gjysmë burg.Veriu.info në një seri shkrimesh do të raportojë detaje të reja për Ruzhdi Shaqirin dhe veprat e tij që janë identifikuar nga Policia e Kosovës duke përfshirë të dyja identitetet e tij./Veriu.info/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *