Loading...

Sunday, January 23, 2022

Ky është faji i Hashim Thaҫit dhe Isa Mustafës për ndarjen e Kosovës

Problemet e Kosovës me shtetin serb po vazhdojnë edhe dy dekada pas luftës dhe gjenocidit që ky shtet kreu në Kosovë. Qysh në vitet e para të paluftës, Serbia kishte provokuar trazira e që vazhdon të bëj ende pas kaq vitesh.Publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj thotë se pakoja e presidentit Ahtisari, iu imponua Kosovës, në rrethanat e konsolidimit të shtetit të brishtë të Kosovës. Favoret për pakicat, ishin enorme, në raport me pakicat e shteteve të rajonit dhe më gjerë në kontinent.





“Të paktën, nuk është ngulmuar, që kjo të ndodhë edhe me pakicën shqiptare në Serbi, përkatësht, në Kosovën Lindore, të cilën, paradoksalisht, e tkurrin, cinikisht, në “Lugina e Preshevës”, duke përjashtuar dy komunat tjera: Bujanovcin dhe Medvegjën. Megjithatë, pranimi i kompetencave të papara, të panatyrshme, për pakicat, sidmos për serbët lokalë, ishte një tregues se shqiptarët kanë parësinë absolute, në sjelljen fisnike me pakicat. Por, kjo u keqpërdorë nga Beogradi, i cili, me qëllim të destabilizimit, të Kosovës, të alarmimit të Qendrave të Vendosjes, se nuk ka jetë të përbashkët me shqiptarët, organizoi ngjarjet e mars-prillit 2004, nëpërmjet agjentëve të tyre në Kosovë”, theksoi Zeqiraj.





Ai thotë tutje se duke marrë shkas nga një ngjarje e trishtme, me mbytjen e tre fimijëve të Qabrës në Lumin Ibër, u organizuan protesta të dhunshme, të përgjakshme, kundër serbëve dhe kishave të tyre.
“Ishin veprime banditeske, të palogjikshme, larg çdo kodi shqiptar dhe norme njerëzore. Në krye të këtyre protestave, u vunë krerët e organizatës të OVL të UÇK-së si dhe kryetarët e PDK-së dhe AAK-së të komunave.





Në mbrojtje të serbëve, ndërhynë forcat e sigurisë të UNMIK-ut dhe KFOR-it. U vranë një duzinë njerëzish, kryesisht, të rinj shqiptarë dhe të moshuar serbë, qindra të tjerë u plagosën dhe asnjë nga krerët organizatorë të protestave, nuk pësoi gjë. Shqiptarët u koritën, u turpëruan dhe u fikën, sepse me buxhetin e Kosovës, u ndërtuan shtëpitë dhe kishat serbe”, vlerëson ai.
Zeqiraj thotë se me kërkesën e Beogradit dhe aprovimin e ndërkombëtarëve, vuri në tavolinë tezën e decentralizimit të pushtetit të komunave, ku fituesit e parë ishin pakicat, përkatësisht, serbët lokal.





“Nuk u ndalën me kaq. Kërkuan krijimin e Bashkësisë të Komunave, me shumicë serbe. Dhe, bënë 10 komuna, fshat e komunë! Dhe, që këtej u kalua në kërkesën ekstreme, Asociacionin, “Zajednicën”, siç e quajnë ata, me kompetenca ekzekutive. Më 2013, këtë marrëveshje fatale, me praninë dhe garancinë ndërkombëtare, e nënshkroi Hashim Thaçi, konspirativisht, pa e konsultuar asnjë institucion të vendit! Sikur nuk mjaftoi kjo, më 2015, e bëri nënshkrimin e dytë edhe Isa Mustafa, në cilësinë e kryeministrit! Pra, nuk u gjykuan hafijet e Serbisë, që i “dhuruan” Kosovës Demarkacionin, decentralizimin të pushtetit komunal, për të ardhur ke Asociacioni! Dhe, nuk u dënuan as ata, që nënshkruan e vulosën këtë gjëmë, e cila po e rrezikon Kosovën, të kthehet në një shtet jo funksional, rakitik e dështak”, thekson Zeqiraj për “Bota sot”.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *