Loading...

Sunday, December 05, 2021

Ky është profili i ish-komandantit të UÇK-së, që u arrestua për fajde

Ish-komandanti i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, në Zonën e Dukagjinit, Azem Veseli është arrestuar për fajde gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës.





Azem Veseli në historikun e tij ndër vite del të ketë disa vepra penale për të cilat edhe ishte dënuar.Më 16 shtator 2010, Gjykata e Qarkut në Pejë e kishte shpallur fajtorë dhe dënuar Azem Veselin, për veprën penale të detyrimit të kryer në bashkëkryerje me disa persona të tjerë.





Veseli ishte dënuar me 2 vite burg.Rasti kishte të bënte detyrim ndaj një biznesmeni të njohur ku të njëjtit e kishin detyruar biznesmenin që t’i paguaj një shumë prej 150.000 eurosh pas fitimit të tenderit për privatizimin e hotel Onix në Banjën e Pejës nga ana e këtij të fundit, në fund të 2009-tës dhe fillim të vitit 2010.

Kurse, më 2015 ai akuzohej për keqpërdorim të listave të veteranve, invalidëve dhe dëshmorëve në Zonën e Dukagjinit/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *