Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Lajmeron Petkoviq: Raundi I Ardhshëm I Bisedimeve Është Ekskluzivisht Për Këtë Temë

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, gjatë takimit me ambasadorin slloven në Beograd, Damjan Bergant tha se gjëja më e rëndësishme është që marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel e ruajti paqen.





Petkoviq tha se zgjidhja me etiketat është e përkohshme, derisa të gjendet një e përhershme, e cila do të paraqitet në dialogun e nivelit të lartë.Ai tha se Beogradi mbetet i vendosur për të kërkuar që marrëveshjet e arritura deri më tani duhet të respektohen dhe zbatohen.

“Kështu që në përputhje me rrethanat, tema e vetme gjatë raundit të ardhshëm të dialogut do të jetë ekskluzivisht formimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, tha ai, transmeton Kosova ime.





Petkoviq ak uzoi se Kosova po e pengon zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog.“Beogradi vazhdimisht kërkon që marrëveshja, e nënshkruar nga Beogradi, Prishtina dhe BE -ja, të respektohet, dhe Asociacioni është çelësi dhe bazë për normalizimin e marrëdhënieve”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *