Loading...

Wednesday, December 01, 2021

LAJMI I FUNDIT/ ​Paralajmërohet kthimi i orës policore

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19, por edhe rritja e numrit të viktimave ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të shqyrtojë miratimin e masave më strikte anti-COVID. Në kuadër të masave të reja që pritet të zgjasin nga 1 shtatori deri më 13 shtator është paraparë edhe rikthimi i kufizimit të lëvizjes, ndërsa gastronomia të punojë vetëm në ambiente të jashtme dhe me vetëm 70 për qind të hapsirës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, e cila sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.Këto janë disa nga masat e paralajmëruara nga OHT-ja pas takimit me ministrin Vitia:• Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;• Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;

• Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;• Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;• Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;

• Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.“Për shkak të numrit të madh të rasteve të të infektuarve me COVID-19, ju lusim t’i respektoni këto dhe masa të tjera që priten të hyjnë në fuqi së shpejti”, thuhet në njoftimin e OHT-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *