Loading...

Tuesday, December 07, 2021

LAJMI I FUNDIT/ Fillojnë përjashtimet në PDK

Ramiz Lladrovci është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas. Vendimi siç mëson arbresh.info është marrë nga kryesia qendrore e partisë.





Poashtu sipas këtij vendimi janë zëvendësuar edhe anëtarët tjerë të degës, të cilën në zgjedhjet lokale kanë konkurruar me iniciativën Demokratët për Drenasin, në krye me Drtion Ajazin.

Ajazi i cili ka qenë pjesë e kryesisë së degës së PDK-së në këtë komunë, kishte konkuruar për kryetar të Drenasit, pasi siç kishte thënë ai Lladrovci nuk ka qenë i nominuar nga dega e partisë.





Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor, Drenasi nuk arritur të zgjedh kryetarin e ri në raundin e parë, dhe në balotazh do të jenë Ramiz Lladrovci kryetar aktual dhe Driton Ajazi nga iniciativa Demokratët e Drenasit./arbresh.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *