Loading...

Sunday, January 23, 2022

Latifi: Kur po i dëgjoj disa kastraveca të majtë duke thënë që Amerika të mos na përzihet po më kujtohen fjalët e Scrutonit





Profesori universitar, Blerim Latifi, njëherësh edhe njohës i çështjeve politike, nëpërmjet kategorizimit të mendimtarit konservator britanik Roger Scruton për rrymën e majtë politike, ka kritikuar të majtit që kërkojnë që SHBA’ja të mos përfshihet në politikat kosovare.





Latifi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, i ka quajtur “kastravecë” përfaqësuesit e të majtës që po kundërshtojnë prezencën diplomatike të SHBA’së në Kosovë, shkruan Gazeta Express.“Sa herë i dëgjoj disa kastraveca të majtë që kërkojnë që SHBA-të të mos përzihen në punët e brendshme të Kosovës, më kujtohet Sir Roger Scruton, i cili të majtit i grupon në tri lloje: mashtrues, zjarrvënës dhe budallë”, ka shkruar ai.





Reagimi i tij vjen pasi Express raportoi se Admir Molla, shqiptar i cili jeton në New York e me të cilin kryeministri Kurti bisedon për raportet e Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka kërkuar Ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, që të mos përzihet në punët e brendshme të Republikës së Kosovës.





Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ditë më parë ka thënë se SHBA-ja beson që Kosova ka detyrim themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se historia s’ka filluar me krijimin e Qeverisë Kurti. Një deklaratë e tillë e Kosnett ka nxitur reagime të shumta, derisa vetë Kurti në kundërpërgjigje, ka insistuar se Kosova s’mund të themelojë Asociacion njëetnik.Molla ka udhëzuar Ambasadorin Kosnett që të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës. /Gazeta Express/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *