Loading...

Sunday, November 28, 2021

Limaj thotë se ka informacione: Policët kanë qajtë kur u kthyen nga Veriu

Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj ka kritikuar aksionin e Qeverisë Kurti në veri të vendit për targat.Ai ka thënë se është çuditur nga dërgimi i Njësisë Speciale.





“Jam habit kur e kom pa dërgimin e Njësisë Speciale. Starti ka qenë gabim amatoresk, dërgimi i tyre atje ka qenë pa shkas”, ka thënë ai.Tutje ai u shpreh se ka informacione se policët gjatë largimit nga pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë kanë qajtur.

“Nuk e di a e din ju që atë ditë policët tanë kanë qajtë. Janë ndi të poshtnum sepse i kanë shti jasht rolit që kanë. Ata kanë qajtë nga mënyra se si janë mbajtë për 13 ditë”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.“Nga ajo që unë e di ata atë ditë kanë qajtë, tu e ndi vetën të poshtënun nga fyerjet që iu janë bërë atyre nga protestuesit”, ka thënë ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *