Loading...

Friday, January 21, 2022

Lladrovci e thumbon Kurtin: O Albin ti se meriton të jesh Kryeministër, së shpejti do e rrëzojmë këtë Qeveri

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar vizitën dyditore të kryeministrit të vendit Albin Kurti në Bruksel, e ku u rikthye edhe tema e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se të arriturat e Kosovës, shteti dhe shtetësia nuk mund të jenë pazar në tavolinat e negociatave.





Më tutje Lladrovci tha se historia është shumë dorështrënguar për të përfituar kalimtarët e rastit. “Jo sot, por kurrë, të arriturat tona, shteti dhe shtetësia, nuk janë as mund të jenë në pazar as në tavolina negociatash.





Është fat që vendimet e rëndësishme besa edhe të rënda, për rrugën e lirisë, ishin vendime të pakthyeshme të heronjve tanë që i takojnë përjetësisë por edhe heronjve të gjallë. Historia është shumë dorështrënguar për të përfituar kalimtarët e rastit!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *