Loading...

Sunday, January 16, 2022

“Lufta” e brendshme e PDK-së për kryetar të Drenasit, Ferat Shala tregon a e mbështet Lladrovcin apo Ajazin?





Çështja se kush do të jetë kandidat për kryetar të Drenasit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ende ka mbetur e pazgjedhur.

Derisa nga dega në Drenas kanë zgjedhur, Driton Ajazin kandidat për kryetar, kryesia e PDK-së e ka kundërshtuar një gjë të tillë, shkruan Gazeta Infokus.

I pari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se kryetari i tanishëm i Drenasit, Ramiz Lladrovci, do të jetë edhe kandidat për kryetar të kësaj komune.





E më këtë deklaratë të Hoxhaj është pajtuar edhe deputeti i PDK-së nga kjo komunë, Ferat Shala që është edhe anëtar i kryesisë së partisë.

Në një prononcim për Infokus, Shala ka thënë se e mbështetë Lladrovcin si kandidat për kryetar të këtij qyteti.

“Ju keni parë deklaratën e kryetari dhe nuk kam çka i shtojë asaj. Unë jam me Kryesinë e Partisë Demokratike dhe vendimi i PDK-së është omega dhe është vendim i përbashkët”, ka thënë Shala për Infokus.





Kujtojmë që Lladrovci madje në fillim të këtij viti kishte shpallur vetë kandidaturën për kryetar të komunës së Gllogocit./Gazeta Infokus/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *