Loading...

Sunday, December 05, 2021

Lushtaku: Projektbuxheti tregon se Qeveria Kurti është mashtruese

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se Projektbuxheti nuk jep mesazh që do ta përmirësojë mirëqenien e qytetarëve.

Ai ka thënë se nuk ka shifra për investim në cilësime e arsimit, nuk ka shifra për të punësuarit se do të ketë rritje të pagave, nuk ka shifra për pensionistët, invalidët e luftës dhe kategori tjera.Sipas tij, Qeveria dhe ky buxhet jep mesazh që nuk është buxhet i zhvillimit por i mashtrimit.





“Taksapaguesve ua rrit barrën tatimore por nuk i garanton rritjen e mirëqenies së tyre. Qeveria Kurti kishte premtuar rritje të pagave, rritje të cilësisë në arsim, por asnjëra nga këto shifra nuk flet për investim në këto çështje jetike. Qeveria Kurti nuk ka planifikuar rritje të pagave për zyrtarët publikë. Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për t’i ndryshuar politikat makrofiskale. Qeveria Kurti ka premtuar se do të rritet prodhimi vendor ky premtim ka qenë mashtrim i radhës. Qytetarët i kanë ende të freskëta pamjet e rrëzimit të kamionëve me mallra serbe por në qeverinë Kurti 2, 55 për qind është rritur importi dhe në përqindje importi nga Serbia është rritur më së shumti”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *