Loading...

Sunday, December 05, 2021

Luta me LDK-në premton se do ta mbulojë Gjilanin me Wi-Fi

Gjelbërim, shtigje për biçikleta dhe zhvillim teknologjik ka premtuar për Gjilanin Lutfi Haziri, kandidat i LDK-së për këtë komunë.





“Programin e qytetit të mençur ‘Smart City’ ne mendojmë ta menaxhojmë shumë programe që lidhen me shërbime, me energji, me ujë, me mbulesën Wi-Fi të qytetit për shkak të shkollave”, ka premtuar Haziri.

Në një takim me të rinjtë Haziri, duke i kërkuar edhe katër vjet në krye të Komunës, ka dhënë premtim të madh.“Ne po duam me e bë një Gjilan të ri, me e bo ‘eco’ qytet, green city, bike city dhe smart city”, ka thënë tutje ai.





Edhe kandidati për Vushtrrinë, Xhafer Tahiri, ka prezantuar programin e tij në mënyrë digjitale.Ndërsa kandidati për Prishtinën, Përparim Rama, është takuar me grupin “Marakli t’biciklave”. Atyre u ka premtuar shtimin e korsive për biçikleta dhe rritjen e sigurisë në rrugët e qytetit.





E qendër të avancuar për analiza e transport urban u ka premtuar qytetarëve Armend Agolli, kandidat për Mitrovicën.Në takim me qytetarët ai u ka thënë se me të kryetar transportin urban do ta kenë falas pensionistët, studentët dhe familjet me asistencë sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *