Loading...

Wednesday, January 26, 2022

Mali i Zi i ofron përkrahje Kosovës në forumet ndërkombëtare





Kryeministri, Albin Kurti, priti në takim të ngarkuarin e ri me punë të Republikës së Malit të Zi në Kosovë, ambasadorin Mirsad Biboviq.Ai e uroi ambasadorin për pozitën e re, duke i ofruar bashkëpunimin e Republikës së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim u bisedua për situatën me pandeminë në të dy vendet dhe përpjekjet që po bën Qeveria e Kosovës për të menaxhuar gjendjen e rënduar gjatë muajit gusht me variantin Delta.





“Kryeministri foli për projekte të përbashkëta infrastrukturore që lidhin Kosovën dhe Malin e Zi, siç janë rruga Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë, e që do të afronin qytetarët e të dy vendeve dhe do të ndihmonin ekonominë”, thuhet në komunikatë.

Kurti ka ofruar bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Malit të Zi në iniciativat rajonale, duke e falënderuar Malin e Zi për përkrahjen dhe mbështetjen për integrimet euro atlantike dhe evropiane.





Ai theksoi se Kosova dhe Mali i Zi ndajnë aspirata të përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe janë partnerë në përpjekjet e përbashkëta për demokratizim dhe zhvillim të rajonit.Ambasadori Biboviq theksoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe angazhimin për thellimin e tyre, si dhe ofroi përkrahjen e Malit të Zi në forumet ndërkombëtare./Gazeta Infokus/

Leave a Reply

Your email address will not be published.