Loading...

Sunday, November 28, 2021

Mashtrohet prishtinasi, ia marrin 750 euro për rregullimin e një vize





Një person në Prishtinë ka raportuar se një i dyshuar ia kishte marrë 750 euro viktimës, në këmbim të rregullimit të një vize.Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30, siç njofton Policia.





“Prishtinë 11.06.2021 – 18:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte marrë nga viktimës 750 € në këmbim të rregullimit të një vize. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili është njoftuar për veprën por edhe për një urdhëresë aktive për të dyshuarin në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *