Loading...

Tuesday, November 30, 2021

“Mashtrues ordiner”, “Po mundoheni të manipuloni” – përplasen Zemaj e Vitia në Kuvend





Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili në Qeverinë Hoti ishte ministër i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është përplasur në Kuvend me ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia,Zemaj e ka quajtur Vitinë mashtrues ordiner, derisa ka folur për çështjen e angazhimit të infermierëve gjatë pandemisë.





‘’Më vjen keq për fjalorin e tij tipik mashtrues, edhe atë ordiner. Angazhimi i stafit mjekësor dhe operacionalë është bërë në bazë të ligjit anti-covid. Nëse kryeministri gjeni del e deklaron ligjërisht se pandemia ka përfundu në Kosovë, atëherë nuk do të ketë nevojë për angazhim të tillë’’, tha Zemaj.





Vitia i është përgjigjur Zemajt, duke thënë se ai po mundohet t’i manipulojë infermierët që kanë shërbyer gjatë pandemisë.‘’Në mënyrën se si e bëni ju është për të ardhur keq. Ju si ministër e dini si ka qenë kontrata e tyre. Është për të ardhur keq si mundoheni t’i manipuloni këta infermierë që kanë shërbyer në mënyrën më të mirë gjatë pandemisë’’, tha Vitia.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *