Loading...

Tuesday, December 07, 2021

Mbi dy muaj i zhdukur, familjarët e Bedri Rexhepit kërkojnë ndihmën e qytetarëve





Edhe pas më shumë se dy muaj ende nuk dihet fati i Bedri Rexhepit. Ai ishte zhdukur në rrethana të panjohura më 8 prill të këtij viti.Tani familjarët e Rexhepit po ofrojnë 20 mijë euro shpërblim për të gjithë ata që kanë informacione rreth vendndodhjes së tij.





“Vëllai ynë Bedri Rexhepi nga data 08.04.2021 rreth orës 18:30 është zhdukur në Komunën e Novobërdës me veturën me targa 05 406 EJ. Ju lutem kushdo që ka informacione për vendndodhjen e Bedriut na lajmëroni në nr e telefonit 0038348400052, përveç mirënjohjes që do të kemi si familje ne do t t’iu shpërblejmë edhe me shumën prej 20 mijë euro si dhe të dhënat e juaja do të jenë konfidenciale”, thuhet në mesazhin e familjarëve.





KosovaPress ka kontaktuar Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prishtinë për të kuptuar nëse ka ndonjë informacion në lidhje me rastin, por na është kërkuar të kontaktohet Prokuoria Themelore në Prishtinë.Mirëpo edhe Prokuroria Themelore nuk pati përgjigje në pyetjet e KosovaPress në lidhje me këtë rast. Kujtojmë se për zhdukjen e Bedri Rexhepit është arrestuar Jeton Vllasaliu i cili është duke u mbajtur në paraburgim.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *