Loading...

Tuesday, December 07, 2021

“Më keni vendosur epitete fyese”, Hoti i drejtohet VV-së për marrëveshjen e SHBA-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka hapur debatin parlamentar për marrëveshjen e Uashingtonit, të cilën e ka nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në prani të ish-presidentit Donald Trump, gjatë kohës sa ishte kryeministër. Kjo marrëveshje ka marrë edhe mbështetjen e Administratës Biden.





Ai deklaroi se nga opozita e atëhershme janë thënë shumë të pavërteta për këtë marrëveshje, teksa shtoi se edhe atij i janë vënë epitete fyese.





“Janë thënë shumë të pavërteta lidhur me këtë marrëveshje dhe jam kritikuar me një gjuhë jo të papërshtatshme politike në këtë Kuvend nga opozita e atëhershme. Kur unë deklaroja se i besoj Shtëpisë së Bardhë dhe se njohja nga Izraeli është punë e kryer dhe vetëm do të formalizohej me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, popullsitë më quanin mua me çfarëdolloj epitetesh duke ma shtrembëruar emrin dhe duke më vendosur epitete fyese”, ka thënë si.





E Hoti theksoi se disa nga personat që e kanë kritikuar atë për këtë marrëveshje janë edhe pjesë e Kuvendit të Kosovës. “Ka prej tyre që tash janë në Kuvend dhe se i meritojnë ato epitete dhe jo unë. Sot ata njerëz nuk kërkojnë falje as ndaj meje e as ndaj Shtëpisë së Bardhë për mungesë respekti dhe besimi. Këta persona unë i kategorizojë në tre grupe. Ata ose janë mashtrues , ose janë të orientuar dika tjetër”, ka thënë ai.





Më tutje deputeti i LDK-së ka pyetur qeverinë në krye me kryeministrin Albin Kurti se si mund të jetë e dëmshme një marrëveshje që është negociuar nga ShBA-të. “Si mund të jetë e dëmshme një marrevshje që vie nga vendi që para 103 viteve i ka stopuar përpjekjet për të copëtuar të gjithë shqiptarët. Ose nga vendi që e ka kërcënuar Millosheviqin se do të ndërhyjë ushtarakisht nëse e prek territorin e Kosovës”, deklaroi Hoti.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *