Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Me postim prekës, motra e dëshmorit shpalos eksperiencën 10 vjeçare si ushtare e Kosovës

Motra e dësh morit Mejdi Korrani, Mirjeta Korrani sot mbush 10 vjet angazhim si pjesëtare e FSK-së.
Ajo përmes një postimi prekës thotë se eksperienca e saj në FSK ishte pjesa më e mirë e jetës që po kalon, shkruan Indeksonline.“Si fëmijë u rrita me ëndrrën që një ditë të jem USHTARE E KOSOVËS, sepse kështu do ndjehesha edhe më afër vëllaut tim dësh.mor MEJDIUT duke përmbushur amanetin e tij.
Do përmbushja dëshirën e nënës timë të ndj erë XHEMILES dhe babait AVDULLAH, që FSK-në e konsideron si një margaritar të skalitur për mijëra vite!“, shkroi ajo.





Postimi i plotë:
Sot kam përmbushur një dekadë angazhim si pjesëtare e Forcës së Armat osura të Kosovës. Pra, sot 10 vjet kam rrugëtuar e frymuar me FSK-në, e që për mua është nderë dhe krenari.
Përgjegjësia ime në kryerjen e detyrave ishte maksimal dhe konform betimit të dhënë në misionin e FSK-së, betim ky që kishte paraparirë nga vendbetejat e mijëra Dësh morëve të Kombit, inval idëve e veteranëve të UÇK-së.Eksperienca ime në FSK është pjesa më e mirë e jetës që po kaloj. Si fëmijë u rrita me ëndrrën që një ditë të jem USHTARE E KOSOVËS, sepse kështu do ndjehesha edhe më afër vëllaut tim dësh mor MEJDIUT duke përmbushur amanetin e tij.





Do përmbushja dëshirën e nënës timë të ndjerë XHEMILES dhe babait AVDULLAH, që FSK-në e konsideron si një margaritar të skalitur për mijëra vite!Përgjatë këtyre 10 vjetëve, në radhët e FSK-së kam takuar ish-veteranë që ishin edhe bashkëluftëtar të shumë Dëshmorëve të Kombit, e mbetën udhërrëfyes për mua..
Tregimet e tyre për betejat e luf tës së UÇK-së dhe evokimi i kujtimeve të luf tës ishin momente që mbushnin kurajo e energji shtetformuese. Shpesh herë, sa krenare jam ndjerë edhe e mërzitur me vuajtjet dhe sakrificat e tyre.





Unë sot ndjehem krenare, sepse:– jam pjesëtare e FSK-së dhe kështu shërbej në misionin e amanetit të dëshm orëve, vetera nëve dhe inval idëve të UÇK-së;– me oficer dhe nënoficer i shërbejmë me shumë krenari, bujari dhe profesionalizëm vendit tim;– mbaj lartë vepren e vëllaut dëshmor;– kontriboj në sigurinë e vendit tim dhe paqen në botë.Urime Dita e PaqesUrime Dita e ÇlirimitLavdi Dëshmorëve të Kombit





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *