Loading...

Saturday, November 27, 2021

Me sa vite burgim mund të dënohet Dhurata Hoxha në rast se shpallet fajtore

Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur sot aktakuzë ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Kjo lidhur me një kontratë për lobim të nënshkruar me një kompani nga Parisi.





Në këtë kontratë ishte promovuar ideja se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi. Ndërsa sot , përveç Hoxhës, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare kundër katër zyrtarëve tjerë të lartë të kësaj ministrie.





Pjesë e kësaj aktakuze është ish-ministrja Dhurata Hoxha, sekretari Kushtrim Cukaj dhe tre zyrtarë të tjerë F.M., D.Sh dhe N.O. Të gjithë këta zyrtarë rrezikojnë të dënohet deri në 10 vite burgim pasi dëmi të cilin akuzohen se kanë shkaktuar e tejkalon shumën e 5 mijë euro e që paraqitet si rrethanë cilësuese e cila ndikon në kualifikim më të rëndë të keqpërdorimit.





Sipas, Neni 414, paragrafi 2, të Kodit Penal të Kosovës, “Personi zyrtar që e kryen veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni dhe përfitimi apo dëmi e tejkalon shumën prej pesëmijë (5000) euro, dënohet me gjobë dhe burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet”.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *