Loading...

Tuesday, November 30, 2021

”Më shumë po e lufton pandeminë Sami Kurteshi sesa Arben Vitia”

Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka ironizuar me përfaqësuesin e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshin dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.Kurteshi ka sulmuar dje fizikisht një nëpunës civil të KQZ-së, për shkak që ky i fundit ishte pa maskë.

Ndërsa, Nushi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se më shumë po e lufton shpërndarjen e virusit Sami Kurteshi se sa ministri Vitia.Ai është shprehur se Kurteshi po e lufton pak më dhunshëm, megjithëse po bën diçka.

“Me folë të drejtën, ma shumë pe lufton shpërndarjen e Covid Sami Kurteshi, sesa Arben Vitia. Samia pak dhunshëm, po bile po bon najsen”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *