Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Mediat kroate thonë se Greqia do të njohë Kosovën, rritet presioni ndaj Vuçiqit

Mediat kroate kanë shkruar se hapja e zyrës greke për lidhje në Prishtinë është porosi e qartë për Beogradin, rritja e nivelit të komunikimit mes Prishtinës edhe Athinës shihet si hap ka njohja, përkundër deklaratave greke se nuk ndryshon qëndrimi për njohjen e pavarësisë, transmeton “Bota Sot”.





Sipas “Veçernji” të Kroacisë, hapja e zyrës greke është porosi e qartë, ndërkohë që shtron pyetjen “çfarë zgjidhje kompromisi me Prishtinën mbështet Vuçiq pas takimeve me delegacionin e zyrtarëve amerikan e evropian”.

Në tekst, në vazhdim thuhet se perëndimit i pengon konflikti i ngrirë aktual dhe raportet mes Prishtinës edhe Beogradit, kështu që Palmer e Lajçak, situatën rreth Greqisë e kanë shfrytëzuar për ardhje dhe përgatitje të vazhdimit të dialogut.





“Në harmoni me presionet, Beogradin e kanë vizituar përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit Palmer për dialog dhe i dërguari special i BE-së Lajçak, ndërsa Vuçiq në disa deklarata javën që shkoi ka përmend ditët e vështira për Serbinë rreth bisedimeve për statusin e Kosovës, edhe pse ka theksuar se Beogradi nuk do heq dorë nga kërkesa për kompromis”, thuhet në këtë gazetë.

“Cili mund të jetë kompromisi i zgjidhjes së kësaj çështje që mbështet Vuçiq” shtron pyetjen gazeta kroate. Nëse do pyeteshin fqinjët, kjo është çështje e zgjidhur, po ata nuk pyeten.Vuçiq ka përsëritur se Serbia është e gatshme për dialog dhe zgjidhje kompromisi, por nuk do pranojë poshtërimin e vendit.





“Jemi të gatshëm për bisedime dhe zgjidhje kompromisi, por jo poshtërimin e Serbisë, E dinë ata për çka mund të bisedojmë, ndërsa dëshirat e tyre janë çështje tjetër. Palmer mbështet idenë e pranimit të Kosovës dhe nuk kemi çka të kontestojmë. Ne na mbetet të përpiqemi dhe nuk kam ndierë shumë presion, por ajo që do ndodhë me 8 korrik do jetë e rëndë në Bruksel. E dini fuqitë e mëdha nuk ndryshojnë mendimin rreth pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vuçiq pas takimit me Palmer.Vuçiq komentoi edhe raportet e Prishtinës me Athinën





“Greqia është vend sovran dhe ne kemi mirënjohës në qëndrimin se nuk do njohin pavarësinë e Kosovës duke bërë hapin e fundit, ata kanë kaluar tri shkallë dhe shpresojmë të mos e bëjnë të fundit, unë i besoj miqve grek. Gjërat nuk kanë ndryshuar me flamuj, në takime nuk pati flamuj”, tha ai.Media kroate: Hapja e zyrës është porosi e qartë për Beogradin





“Greqia dhe disa shtete të BE-së ende nuk e kanë pranuar Kosovën, po hapja e zyrës për bashkëpunim konsiderohet porosi e qartë Beogradit. Megjithatë mund të pritet që në të ardhmen të nisin edhe bisedimet serioze për statusin e ardhshëm të Kosovës” shkruan portali kroat “Veçernji”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *