Loading...

Sunday, November 28, 2021

Mehaj sqaron pasurinë: Kam një shtëpi, më mbet vetëm paga e ministrit





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka sqaruar deklaratën e tij të pasurisë.

Ai tha se nuk posedon 3 banesa, 3 shtëpi dhe pagat nga Norvegjia.

Mehaj pohoi se ka vetëm një shtëpi ndërsa banesën e ka shitur, kurse të tjerat janë të prindërve, por që e ka për obligim t’i raportojë.





Ministri Mehaj po ashtu theksoi se edhe 5 muaj merr pagë nga Ushtria e Norvegjisë dhe kështu e vetmja pagë për të mbetet kjo e ministrit në Qeverinë e Kosovës.

Njoftimi i plotë:Sqarim për opinionin publik,Nga deklarata ime e pasurisë, e cila është publike dhe mund ta sheh çdokush, disa portale kanë nxjerrë tituj që nuk korrespodojnë me deklarimin tim për pasurinë. Në këto media shkruan se unë kam “3 banesa, 3 shtëpi dhe pagat nga Norvegjia”. KJO NUK ËSHTË E VËRTETË!





E vërteta është se unë kam vetëm një shtëpi teksa banesën e kam shitur, ndërkohë të tjerat janë të prindërve, të cilat jam i obliguar t’i raportojë dhe janë të theksuara se kujt i përkasin.

Në anën tjetër unë NUK i marrë disa paga. Pas lëshimit të Ushtrisë, unë marrë pagë vetëm edhe 5 muaj dhe kështu e vetmja pagë për mua mbetet kjo e ministrit në Qeverinë e Kosovës.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *