Loading...

Saturday, January 29, 2022

Memli Krasniqi: 85 vdekje në shtatë ditë, s’mund të quhet ndryshe veçse “tragjedi”

Memli Krasniqi ka hedhur kritika ndaj qeverisë për menaxhim të pandemisë.Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Krasniqi ka akuzuar ekzekutivin për rekordet negative, ku në shtatë ditët e fundit u regjistruan 85 viktima, përcjell GazetaBlic.I pari i PDK-së shtoi se kjo situatë momentale nuk mund të quhet ndryshe, veçse tragjedi.

Më poshtë edhe postimi i plotë.
Kosova po kalon nëpër një tragjedi. Nuk mund të quhet ndryshe, pos tragjedi, kur në shtatë ditët e fundit kanë vdekur 85 qytetarë në betejë me Covid-19, prej të cilëve 18 vetëm sot, ndërsa numri i rasteve aktive të të infektuarve ka arritur shifrën e frikshme prej rreth 25 mijë.Kjo gjendje alarmante, që vjen para së gjithash si pasojë e menaxhimit të dobët të pandemisë, duhet të adresohet urgjentisht.

Qeveria duhet ta ketë një plan të qartë veprimi – me aplikimin e masave të duhura dhe efikase, me rritjen e kapaciteteve për vaksinim dhe shtimin e numrit të qendrave të vaksinimit, si dhe me investime të menjëhershme në spitale dhe me sigurim të medikamenteve që po mungojnë për pacientët.

Çdo ditë neglizhence e mëtejshme do të na kushtojë me më shumë jetë të qytetarëve që me kujdes e menaxhim efikas mund të shpëtohen. Qeveria nuk mund ta aktrojë edhe më tej normalitetin në këtë kohë jonormale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.