Loading...

Saturday, January 15, 2022

Mërgimtari nga Gjermania i drejtohet Kurtit: Mos ma paguaj sigurimin, ja çka duhet të bëni me ato para





Një mërgimtar që jeton në Gjermani me emrin Fuat Ademaj i ka shkruar letër publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në lidhje me heqjen e polisës kufitare dhe e cila pritet të rëndojë më shumë buxhetin e varfër të Kosovës.Ademaj që ka publikuar letrën në Facebook, ka deklaruar se nuk ka nevojë që shteti i Kosovës të paguajë sigurimin e tij.





Tutje ai ka paralajmëruar Kurtin se me këto veprime nuk do ta fitojë votën e tij si qytetar, teksa ka bërë thirrje që me paratë e ndara për këtë çështje, të ndërtohen çerdhe, spitale e shkolla profesionale që të rinjtë të pavarësohen.Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 22 qershor mori vendim për mbulimin e plotë të sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021.Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për të mbuluar policën e sigurimit.





Mirëpo me këtë vendim të BQK-së, Qeveria e Kosovës do të paguaj vetëm 65% të policës së sigurimit, ndërsa pjesa tjetër prej 35% do të paguhet nga ana e BQK-së.Edhe në vitin e kaluar kjo pagesë ishte mbuluar nga ana e Qeverisë.Vitin e kaluar Qeveria e Kosovës kishte paguar 1.1 milionë euro, pasi që për shkak të pandemisë, ardhja e bashkatdhetarëve ka qenë më e vogël.





Ky është postim i plotë i mërgimtarit:I dashur kryeminister,Kam disa vite që jetoj në Gjermani, dhe brenda vitit, se paku dy herë vizitoj vendlindjen, Pejën time.Nuk ju shkruaj që të ankohem, por të shpreh mospajtimin tim lidhur me sigurimin e automjetit në kufi.





E di shumë mirë gjendjen e bashkëvendasve të mi që jetojnë në Kosovë. Një pjesë e tyre jetojnë me asistencë sociale e pension të veteranit të luftës, me pagesa tmerrsisht të ulëta, që nuk garantojnë as ushqim minimal për të kaluar muajin.

Faleminderit Kryeminister Kurti, që mërgimtarëve po dëshiron të ua paguash policen kufitare, pasi që Kosova akoma nuk është pjesë e Kartonit të gjelbër.Unë nuk kam nevojë që nga buxheti i varfër i Kosovës të më paguhet sigurimi.A mos vallë gjyshes sime 92 vjeçare ia ndale shtesën e pensionit, për sigurimin e makinës sime, që kushton disa mijëra euro?





Apo ndoshta edhe veteranëve të luftës do ua ulë pensionet, për t’iu hy në “hatër” mërgimtarëve?Nëse mendon që me këtë veprim, mund ta marrësh votën time, atëherë gabohesh.Ne mërgimtarët vetëm japim për Kosovën, sepse atje kemi vendlindjen, prindërit, shtepitë e tokën. Në Kosovë kemi gjakun tonë.Më këto mjete të ndara, ndërto çerdhe e spitale, ndërto shkolla profesionale që të rinjtë të pavarësohen.Mua mos ma paguaj sigurimin, s’ke nevojë.Fuat Ademaj, Gjermani.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *