Loading...

Friday, January 14, 2022

Merkel: Unë nuk besoj në caktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, ka hedhur poshtë thirrjet për të caktuar një datë për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.Merkel tha se BE-ja duhet t’i mbajë premtimet.Ajo theksoi se kur këto vende i përmbushin kriteret duhet të pranohen.





“Unë nuk besoj vërtet në caktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona: Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet”.Angela Merkel tha para gazetarëve në samitin BE-Ballkani Perëndimor se vendosja e afati do ta vinte BE-në në presion.





“Një afat do ta vinte BE-në nën presion, pavarësisht nëse Ballkani Perëndimor i plotësonte kushtet e përcaktuara nga blloku prej 27 vendesh apo jo”.

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Brdo të Sllovenisë po marrin pjesë liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit.Në mesin e tyre është edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *