Loading...

Sunday, January 23, 2022

Miftaraj: Sot do ta kuptojmë a ka filluar ndryshimi apo vazhdon kapja e shtetit





Ehat Miftaraj nga IKD, ka thënë se sot Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës e ka mundësinë për kthimin e ligjshmërisë me Komisionin për Provim të Jurisprudencës.Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sot ky komision e kanë mundësinë që ta ndërpres praktikën që një zyrtar publik të ketë pesë funksione publike apo ta vazhdojë këtë, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:
Sot Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka mundësi me kthy ligjshmërinë lidhur me Komisionin për Provim të Jurisprudencës.

Sikurse, ka mundësi me vazhdu me kundërligjshmëri dhe shkelje të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.Sot ky Komision ka mundësi me ndërpre praktikën një zyrtar publik në pesë funksione publike, ose me vazhdu këtë praktikë.Sot do ta kuptojmë a ka fillu ndryshimi, apo vazhdon kapja e shtetit.Shumë e thjeshtë!





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *