Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Miftaraj, VV-së pas zgjedhjes së Zogajt: A e dini more sa zhurmën e protestat e i bëmë bashkë?





Drejtori ekzekutiv në organizatën Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi që, Albert Zogaj është zgjedhur kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).Miftaraj ka thënë se tani Albert Zogaj do t’i ketë dy pozita drejtuese, e që është në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.Miftaraj ka kujtuar kohën kur bashkë me VV’në kërkonin që të zbatohet ky ligj, por tani, sipas tij, kanë mbetur jetima dhe nuk po ka kush ta kundërshtoj.





“Kur VV ishte ne opozite bashke kerkonim mu zbatu ligji per Parandalim te Konfliktit te Interesit. Sa zhurmen e kemi ba bashke, bile edhe protesta more jane organizu, sa akuza e fjale te renda jane fol ne Kuvendin e Kosoves. Vakt o vakt. Prej se erdh VV ne pushtet kemi mbet vetem ne me kerku mu ndal praktika e shkleljes se ligjit. Kemi mbet jetima. Mbase kemi mbet jetima, po qendrimet si kemi ndryshu, e as nuk kemi me i ndryshu.”, ka shkruar ai, transmeton Periskopi.





Shkrimi i tij i plotë:Gjykatësi Albert Zogaj është zgjedhur kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).Kryesuesi i ri do te kete dy pozita drejtuese, ate te Kryesuesit te KGJK dhe te Kryetarit te Komisionit te Provimit te Jurisprudences.





Kur VV ishte ne opozite bashke kerkonim mu zbatu ligji per Parandalim te Konfliktit te Interesit. Sa zhurmen e kemi ba bashke, bile edhe protesta more jane organizu, sa akuza e fjale te renda jane fol ne Kuvendin e Kosoves. Vakt o vakt.Prej se erdh VV ne pushtet kemi mbet vetem ne me kerku mu ndal praktika e shkleljes se ligjit. Kemi mbet jetima. Mbase kemi mbet jetima, po qendrimet si kemi ndryshu, e as nuk kemi me i ndryshu.





Zyrtari i lartë nuk mund të jetë anëtar i më shumë se një organi drejtues te organeve të institucioneve të tjera publike, përveç nëse parashihet ndryshe shprehimisht me ligj.Sidoqofte, Kryesuesit te ri, urime pozita dhe pune te mbare. Ku i dihet nashta na deshmon se ka me ba pune te mira, edhe perkunder faktit se ne baze te ligjit smundet me i mbajt dy pozitat.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *