Loading...

Saturday, November 27, 2021

“Miku I Vuçiqit” Në Kosovë/Mësohet Arsyeja Kryesore E Vizitës Së Ramës – Analisti Zbardh Detaje





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar dje për vizitë në Kosovë, ku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, e shprehu përkrahjen për massën e reciprocitetit, si e drejtë e Kosovës.

Gjatë konferencës së përbashkët për media me Kurtin, Rama tha se Serbia po e bën “mizën buall” lidhur me reciprocitetin.





Ai foli edhe për Ballkanin e Hapur, për të cilin tha se nuk pajtohen me Kurtin.Lidhur me vizitën dhe deklaratat e Ramës, për gazetën “Bota sot” ka folur njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu.

Ai ka thënë se i vjen mirë që Rama u prit me tapet të kuq dhe se vizita kishte synim që të përmirësonte imazhin e shkatërruar të Ramës në Kosovë, si mik i Vuçiqit dhe kundërshtar i Kosovës.





“Edi Rama dje në Kosovë synoi të gjente ndokund Edi Ramën nëpër Kosovë. Me pëlqeu që nuk hyri gati fshehtas e nga deriçka në Kosovë, nuk hyri i shoqëruar e i prirë nga shoqëri ci.v.ile… dhe iu shtrua tapeti i kuq. Vizita kishte synim të përmirësonte sadopak imazhin e shk.atë.rruar të Ramës në Kosovë pasi si është paraqitur prej kohësh si mik i Vuçiqit dhe jo i Kosovës. Natyrisht që në Kosovë ka enveristë që miratojnë çdo gjë të Edi Ramës, miratojnë edhe traun e Kalimashit, edhe çdo nën.shtrim të Kosovës ndaj Serbisë se kjo është në traditën e Enver Hoxhës”, është shprehur ai.

Sipas Shahut, deklarata e Ramës për Serbinë nuk është e fortë që të trazojë ndokënd dhe është njësoj sikur kur Rama tha në Serbi që Kosova është e pavarur, gjë që Serbia e dinte shumë mirë.





“Rama që në 0KB, e rriti dhe e nxehu retorikën pro Kosovës. Edhe tani tha që Serbia po e bën mizën buall. Kjo nuk është ndonjë deklaratë e fortë që të trazojë ndokënd. Se deklaroi këtë gjë Rama, është njëjtë siç pati deklaruar në Beograd se Kosova është e pavarur, gjë të cilën Beogradi e dinte më mirë se Rama. Edhe këtë që tha dje se po bëhet miza buall, e dinë serbët se po bëjnë mizën buall”, ka thënë ai.

Analisti shton se serbëve u dj.eg ajo që është nënshkruar nga Daçiqi sepse deri më tani veriu i Kosovës ka mbetur ashtu që tu lihet bizneseve të errëta ta shfrytëzojnë dhe tani që Kosova aplikoi reciprocitetin, ata u ngrehën për luftë, për çka thotë se Serbia nuk mund të nis luftën.





“Reciprociteti është i nënshkruar me kohë para shumë vitesh, por serbëve u dj.eg ajo që ka nënshkruar Daçiqi. Sepse në fakt, edhe Kosova me mosveprim edhe komuniteti ndërkombëtar me heshtje e pasivitet, sikur patën krijuar idenë që të mos preket veriu i Kosovës, të lihen ata njerëz në punë të vet, ta shfrytëzojnë bizneset e errëta atë pjesë kufiri, dhe sikur u krijua ideja se veriu është i Serbisë e jo i Kosovës, sikur bota ka vendosur që veriu t’i lihet Serbisë. Tani qeveria e Kosovës e aplikoi reciprocitetin e targave dhe sikur u bë nami nga serbët, u ngrehën për lu.f.të. Nuk ka bukë Serbia të nisë lu.f.të të re, nuk ka ekonomi, nuk ka karburant, nuk ka ushqim për ush.tarët, nuk ka pol.icë në Kosovë as usht.arë, duhet që t’i sjellë pol.icinë e ush.trinë e pushtetarët në Kosovë por nuk ka naftë për makinat as bukë për usht.arët e pol.icët që të vijnë në Kosovë për l.u.f.të”, ka vlerësuar Rexhep Shahu.

Më tej, ai shton se fjalët për lu.f.të janë p.ropa.gandë, ku Serbia bën sikur është zemëruar për reciprocitetin që e ka nënshkruar vetë.





“E dinë sot edhe serbët se kanë qarë edhe shumë nëna serbe, kanë mbetur të shkreta edhe nëna e gra serbe nga lu.ft.a e fundit me shqiptarët. Ndaj gjithçka është prop.ag.andë, lu.f.të me fjalë, e në këtë luftë me fjalë nuk bëhet nami pse e shkreh një bre.shëri fjalësh edhe Edi Rama apo politikanët e Tiranës që shesin mend sikur kanë nën kom.andë dhjetëra mijëra tr.upa e mijëra avionë luftarake. Serbia bën sikur është e zemëruar me këtë reciprocitet që e ka nënshkruar vetë në Bruksel, Kurti bëhet kryeministër i fortë kundër Serbisë tani në zgjedhje, Edi Rama bub.ullin me deklaratën e tij prej udhëheqësi babaxhan rajonal”, ka theksuar ai.

Shahu ka potencuar se ndër shqiptarë e ndër serbë u rrit e u gja.llërua pak adrenalina e nac.ionalizmit dhe patr.iotizmit me fjalë dhe në rast të ndonjë rr.e.ziku për kon.fl.ikt a luftë, ata që bëjnë deklarata të ashpra, janë ata që ikin të parët.





“Por ndërkohë është një orë e mirë që Rama përmirëson imazh, Albini gjithashtu rikuperon veten, Serbia bën sikur u f.ye, ndërkohë ndër shqiptarë e ndër serbë u rrit e u gjallërua pak adre.nalina e naci.onal.izmit dhe patriotizmit me fjalë. Në rast të ndonjë rre.ziku për kon.fl.ikt a lu.f.të, ata që bëjnë deklarata më të ashpra, ata ikin të parët e mbërrijnë në portin e Durrësit për të bërë pastaj l.uf.të kundër Serbisë nga atje në shtetet e perëndimit”, ka deklaruar Rexhep Shahu për gazetën “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *