Loading...

Monday, January 24, 2022

Ministri i Mbrojtjes: Siguria nacionale u sfidua nga Serbia ditëve të kaluara

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se gjatës ditëve të kaluara siguria në Kosovë është sfiduar nga Serbia, duke provokuar tensione.Postimi i plotë:Qytetarë të dashur,Gjatë ditëve të kaluara, mjedisi i sigurisë sonë dhe ai i sigurisë rajonale, u sfidua duke u provokuar situatë e tensionuar politike dhe e sigurisë nga Qeveria e Republikës së Serbisë.





Në përputhje me kompetencat dhe detyrimet ligjore, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, realizojmë monitorimin, analizën , si dhe vlerësimin e pandërprerë , gjatë 24 orëve në 7 ditë të javës, të të gjitha kërcënimeve dhe rreziqeve që kanosin sistemin tonë të sigurisë dhe mbrojtjes.Mbi bazën e këtyre vlerësimeve, planifikojmë edhe kapacitetet, masat, si dhe veprimet tona operacionale me vendimmarrjen e duhur.





Ministria e Mbrojtjes bashkë me institucionet tona shtetërore, dhe në bashkëveprim dhe koordinim me KFOR-in, kemi detyrim ligjor për ruajtjen e rendit kushtetues të shtetit, institucioneve si dhe jetës dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të vendit.

Këtë jemi duke e realizuar me vendosmëri të plotë, krahas:– Reformës ligjore, me procedimin e plotësim/ndryshimit të tri ligjeve themelore të Mbrojtjes;– Projektligjeve për deminim humanitar, dislokim jashtë vendit dhe Policisë Ushtarake Koncept-dokumentit për komponentën rezervë dhe Agjencinë e mbrojtjes së inteligjencës dhe sigurisë;Reformës në politikat e sigurisë shtetërore me hartimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Strategjisë së Mbrojtjes;





– Shtimit të kapaciteteve njerëzore në FSK me përmbyllje të suksesshme të rekrutimit për vitin 2021;
– Planifikimin dhe shpalljen së shpejti të konkursit edhe për 850 ushtarë aktiv;– Forcimin e mëtejmë dhe thellimin e bashkëpunimit me shtetet partnere në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë;– Zgjerimin e bashkëpunimit me shtetet tjera partnere të ardhshme shumë të rëndësishme të vendit dhe Ministrisë së Mbrojtjes;– Inicimin dhe zhvillimin në fazën e implementimit të konceptit të blerjeve ushtarake “ Shtet me Shtet” me shumë nga vendet tona partnere shumë të fuqishme;





– Inicimi dhe zhvillimi në proces e sipër i riformatimit dhe riorganizimit të Ministrisë së Mbrojtjes;
– Qeverisje e Mirë me transparencë dhe llogaridhënie të plotë në të gjitha nivelet e funksionimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së;– Bashkëveprimi dhe koordinimi shumë i ngushtë dhe efektiv me NALT-in , KFOR-in dhe institucionet vendore të sigurisë;





– Projekte të prokurimit në investimet kapitale në proces final të realizimit, që do të avancojnë edhe më tej modernizimin e FSK-së; – Forcimi i sistemit të komandim-kontrollit në të gjitha nivelet si dhe avancimi i gatishmërisë operacionale me ekzekutim dhe realizim efektiv dhe tejet profesional.

Të gjitha këto, si dhe shumë projekte dhe aktivitete tjera, bashkë me SHBA-në dhe partnerët tjerê, bëjnë të besojmë fuqishëm se jemi në dinamikën dhe drejtimin e duhur për të realizuar aftësitë dhe kapacitetet e plota operacionale të FSK-së, sipas planit paraprak të tranzicionit.
Tranzicionit të FSK-së në ushtri profesionale, multietnike, të mirë-pajisur, mirë-trajnuar dhe e ndërveprueshme për përmbushjen me sukses të plotë të detyrave të saj kushtetuese dhe ligjore, si:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *