Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Ministria e Drejtësisë vë në ‘shënjestër’ zyrtarët e lartë, si i grumbulluan milionat Haliti e Haradinaj?

A pritet që me ligjin për konfiskim të pasurisë të ketë edhe zyrtarë që tu konfiskohet pasuria?Ministria e Drejësisë: Zyrtarët e lartë do të jenë fokusi ynë Pak ditë më parë është publikuar deklarimi i pasurisë për zyrtarët e lartë në Kosovë. Shifrat marramendëse të pasurive të grumbulluara gjatë kohës së pasluftës, kanë alarmuar qytetarët që jetojnë në kushte të vështira.





Kështu, Kryeministri i Kosovës ka vetëm 529 euro para të gatshme, ndërsa që ish deputeti i PDK-së Xhavit Haliti ka mbi 5 milionë euro pasuri të paluajtshme e patundshmëri. Në vlerë 1 milion euro ka deklaruar edhe lideri i AAK Ramush Haradinaj.Gjithë kjo pasuri e deklaruar nga këta dhe zyrtarë të tjerë, është grumbulluar nga paslufta nga biznese e të ardhura të shumta.





Mirëpo, gjithë kjo pasuri e deklaruar a pritet që me ligjin për konfiskim të pasurisë të ketë edhe zyrtarë që tu konfiskohet pasuria?Ministria e Drejtësisë: Kemi themeluar një grup punues për hartimin e projektligjit dhe zyrtërt e lartë do të jenë fokusi kryesor i tijZyrtarë nga Ministria e Drejtësisë të kontaktuar nga gazeta “Bota sot”, kanë thënë se pas aprovimit për koncept dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, kjo ministri ka themeluar një grup punues për hartimin e projektligjit dhe zyrtarët e lartë do të jenë fokusi kryesor i tij.





Albulena Haxhiu
“Pas aprovimit të koncept dokumentit për konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të pajustifikueshme, Ministria e Drejtësisë ka themeluar grupin punues për hartimin e projektligjit, sikurse rekomandon koncept dokumenti, zyrtarët e lartë do të jenë fokusi kryesor i projektligjit”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.Tutje, ata thonë se kjo ҫështje sa i përket konfiskimit të pasurisë, mbetet njëra ndër sfidat kryesore të sistemit juridik.





“Ministria e Drejtësisë mbetet thellësisht e përkushtuar për hartimin dhe miratimin e këtij projektligji në linjë me standardet ndërkombëtare i cili adreson njërën nga sfidat kryesore të sistemit tonë juridik, atë të konfiskimit të pasurisë e cila është në shpërputhje me të hyrat e ligjshme veçmas të zyrtarëve të lartë publik”, thonë nga kjo ministri.Mehazi: Pasuria marramendëse e Xhavit Halitit dhe Ramush Haradinajt tregon se sa e kanë dashtë ata Kosovën Ndërsa, njohësi i ҫështjeve politike dhe profesori, Sulejman Mehazi, ka thënë se pasuria marramendëse e Xhavit Halitit dhe Ramush Haradinajt tregon se sa e kanë dashur ata Kosovën.





Sulejman Mehazi
“Se sa Kosovën e kanë dashtë patriotët e luftës Xhavit Haliti e Ramush Haradinaj, tregon vetë pasuria marramendëse e tronditëse e tyre, se Kosovën e kanë konsideruar si lopë për ta mjelë e varfëruar sa më shumë po se po. Pasurinë 5 milionë euro nuk mund ta ketë askush prej funksionarëve të lartë të shteteve më të fuqishme evropiane e botërore: Merkel, Macron, Trump e Biden e jo më elita politike e Kosovës së varfër skajshmërish”, vlerëson Mehazi.





Ai thotë tutje se ‘pastaj se dimë se me çfarë fytyre kritikohet kryeministri Albin Kurti me 529 euro pasurie të deklaruar. Si është e mundur Xhavit Haliti të ketë aq para, nga i mori ato, kush ia dha e si i fitoi 5 milionë eurot?“Nuk jemi ekonomistë po logjika e radakës sonë të dobët na detyron të bëjmë një përllogaritje mujore e vjetore të parave të Halitit e ku do vërejmë se gjatë njëzet viteve në pushtet për t’i fituar 5 milionë euro duhej që rroga e Xhavit Halitit të ishte 25 mijë euro në muaj, pra 12 muaj nga 25 mijë euro=300,000 euro, kurse 10 vjet nga 25 mijë euro = 3 milionë euro, kurse 20 vjet nga 25 mijë euro= 6 milionë euro.





Pra, për t’i harxhuar gjithë këto 5 milionë eurot familja e Xhavit Halitit pa punuar fare duke bërë qejfe harxhuese të 10 mijë eurove në muaj, për 12 muaj pa punuar fare familja e Halitit do harxhonte 120 mijë euro në vjet, kurse për 10 vjet pa punuar fare do harxhonte 1 milion e 200 mijë euro, pra, përllogaritja e parave të Haliti del se me 5 milionë eurot e tij, familja e Xhavit Haliti është e garantuar që gjatë 50 viteve të ardhshme jo të punojnë, por vetëm të harxhojnë nga 10 mijë euro në muaj.





50 vjet nga 10 mijë euro=5 milionë euro harxhime e qejfe”, vlerëson Mehazi.Sipas tij, as vetë Republika e Kosovës nuk e ka buxhetin 5 milionë e jo më një person, sikurse Xhavit Haliti. Ai thotë se Ramush Haradinaj me 1 milion euro ia ka siguruar familjes së tij të harxhojnë nga 1 mijë euro në muaj.





“Pastaj na shesin gogla për patriotizmin e tyre me vjedhje përrallore të Kosovës, as vetë Republika e Kosovës nuk e ka buxhetin 5 milionëshe e jo më një person sikurse që është mjelësi i UÇK-së e i Kosovës Xhavit Haliti, kurse Ramush Haradinaj, me 1 milion eurot për 100 vjet ia ka siguruar familjes së tij të harxhojnë nga 1 mijë euro në muaj, 100 vjet nga 1000 euro =1 milion e 200 mijë euro. Ata duhet ta dinë se qytetarët e Kosovës nuk mund t’i durojnë me kaq para marramendëse e të korruptuar paskajshmërish”, thotë Mehazi për “Bota sot”.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *